Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton si vendase, Shqiponja si mysafire

Të dielen janë luajtur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 10-të të Superligës për hendbolliste, me të cilën xhiro filloi stinori pranveror. Dy skuadrat favorite, Shqiponja e Prishtina nuk kanë lejuar befasi.

Kampioni aktual, Shqiponja ka fituar ndaj Dritës në Gjilan me rezultat 36:24. Pas pjesës së parë gjakovaret kishin epërsi prej tetë golave, 20:12. A. Goçi e Sh. Fazlija shënuan nga 12 gola për Shqiponjën. Te Drita tri lojtare i realizuan nga pesë gola. Shqiponja është e treta me 15 pikë, tri më pak se Istogu e Vushtrria. Drita mbanë vendin e shtatë me 6 pikë.

Në kryeqytet, Prishtina fitoi thellë ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat 42:16. Sh. Fazlija ishte më efikasja te Prishtina me 12 gola. E. Radoniqi shënoi 10 gola për Vëllaznimin. Vëllaznimi është i nënti me 2 pikë, kurse Prishtina e katërta me 14 pikë.

Drita – Shqiponja 24:36 (12:20)

Drita: Kqiku, Rr. Kqiku 3, Rexhepi 5, Ramabaja 1, Rrudhani 2, Vokshi 5, Veseli. E. Kqiku 1, Vranovci 1, Krasniqi 5, Daku, Arifi 1, Januzi, A. Daku, Sadiku.

Shqiponja: Ferizaj, Goçi 12, Goçaj 1, Mehmeti 12, Nivokazi 6, Quni, Manaj, Juniku 2, Berisha 3.

Prishtina – Vëllaznimi 42:16 (22:7)

Prishtina: Mekolli 3, Krasniqi, Stagova 4, Berisha 4, Matarova 4, Hashani 8, Prelvukaj 7, Krasniqi, Uka, Fazliu 12, Llapashtica.

Vëllaznimi: Zhubi 1, Kastrati 2, Bytyqi, Jetishi 2, Grezda, Radoniqi 10, Bordoniqi, Mullakadrija, Daija 1, Hana, Cermjani.