Prishtina e ka fituar thellë ndeshjen e vetme të javës së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt), të zhvilluar të dielen. Prishtina fitoi në udhëtim ndaj Vushtrrisë me shifrat 42:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultat 24:8 në të mirë të prishtinasve. Me këtë fitore Prishtina ka mbetur një hap prapa Besës. Prishtina është e dyta me 28 pikë, kurse Besa prinë me 30 pikë. Vushtrria renditet e shtata me 11 pikë.
Java e 15-të është e para e stinorit pranveror në kampionatin e Kosovës në hendboll. Tri ndeshjet e para janë luajtur të shtunën. Ndërkohë ndeshja mes Samadrexhës dhe Vëllaznimit luhet të enjten.
Te Prishtina më efikasi në ndeshjen e së dieles ishte P. Prekazi me shtatë gola. D. Terziqi realizoi gjashtë herë. Te Vushtrria tre lojtarë i shënuan nga pesë gola.
Vushtrria – Prishtina 23:42 (8:24)
Vushtrria: Pllana, Gubetini 5, Jashari 5, A. Karaqa 1, Musa 5, Meholli 1, F. Musa, Ademi 1, Ar. Karaqa, Hyseni, Shabanaj 3, Mehmeti 1, Buqinca.
Prishtina: Esati, Berisha, Krasniqi, Ademi 4, Zherka, Fetahu 4, Gashi 1, Prekazi 7, Kastrati 5, Terziqi 6, Syla 3, Murtezi 2, Gjuka 5, Shahini 5, Bajqinovci.