Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina fiton titullin e kampionit te juniorët

Prishtina ka festuar të dielen titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e juniorëve. Prishtina në finale të FINAL4 fitoi ndaj skuadrës pejane Besa Famgas me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej katër golave poashtu, 12:8.

Prishtina të shtunën në gjysmëfinale të FINAL4, përkatësisht plejofit, e kishte mposhtur bindshëm Trepçën me rezultat 41:22. Ndërsa Besa Famgas në gjysmëfinale e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 39:32.

Të dielen në finale në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, u luajt ndeshje cilësore, ndërsa rezultati dëshmon që Prishtina kishte paraqitje më të mirë dhe fitoi titullin e kampionit. Te Prishtina e Besa Famgas luajnë shumë lojtarë që vlerësohen e ardhmja e hendbollit kosovar.

Bëhet fjalë për gjeneratën që ka siguruar sukses historik, paraqitjen në botëror. A. Bajqinovci me 7 gola ishte më efikasi te Prishtina. 6 gola i realizoi A. Basholli, ndërsa 5 B. Abazi. Te Besa më efikasi ishte D. Tahirukaj me 9 gola. 8 gola i shënoi Y. Muqolli, ndërsa 4 J. Muqolli.

Besa Famgas – Prishtina 25:29 (8:12)

Besa Famgas: Thaqi, Mehaj, Mazreku, Vokshi, Shabi 3, Dukaj 1, Y. Muqolli 8, E. Vokshi, Tahirukaj 9, J. Muqolli 4, Mushkolaj, I. Thaqi, Delija, Blakaj.

Prishtina: Beqiraj, Shahini 4, Hoxha 3, Abazi 5, Basholli 6, Bajqinovci 7, Visoka 2, Karabeg, D. Ramadani, M. Ramadani, Ademi 2, Kuleta, Batatina, Tahiri, Shefiri, Berisha.