Prishtina i bashkohet Besa Famgasit në finale të kupës

Një lojtar ka topin në dorë dhe është hedhur lartë për të shënuar, një bashkëlojtar i tij është aty që t'a ndihmojë, kurse dy kundërshtarë mundohen të e ndalojnë.

Prishtina ka kaluar në finale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Prishtina të shtunën në gjysmëfinale fitoi ndaj Trepçës me rezultat bindës, 31:22. Prishtina kishte kaluar Trepçën edhe në gjysmëfinale të plejofit.


Edhe finalja e plejofit ishte në mes të Besës e Prishtinës kurse triumfoi Besa. Tani Prishtina do të kërkoj suksesin në finale të Kupës, që luhet nesër nga ora 19.30 në Pallatin e Rinisë në kryeqytet.


Ndaj Trepçës, Prishtina ishte vazhdimisht në epërsi solide. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:9 në të mirë të Prishtinës.

Trepça – Prishtina 22:31 (9:13)

Trepça: B. Terziqi, Buqinca 1, Sejdijaj, Kelmendi, Maxhera, Smaka, A. Shabani 5, Nimani 1, Klinaku 4, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi 1, Abazxhiku 3, Cimili 2, Januzi, Abrashi.

Prishtina: Terziqi 3, Beshiri 4, Abazi 3, Bajqinovci 4, Prekazi 6, Ramadani 1, Gjuka 1, E. Ademi, Sula 6, M. Ademi, Sherifi, D. Ramadani 1, H. Ramadani, Qela, Agushi 2, Beqiraj.

Lajme tjera