Prishtina është kampione e Kosovës në Ligën e fatoseve në hendboll (U14). Kampionati për vajzat që janë në nismë të karrierës, ishte interesant, ndërsa është zhvilluar në formë turneu në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Morën pjesë dhjetë skuadra të hendbollisteve të reja.
Në finale, të shtunën, Prishtina e mposhti Besën me rezultat 20:16. Vendi i tretë i takoi Kastriotit.
Vajzat tona kanë shfaqur dëshirë e përkushtim e po ashtu dashuri të madhe për lojën e hendbollit. Me garat në grupmoshën U14, Federata e Hendbollit e Kosovës po i kompleton aktivitetet për edicionin 2023/2024.