Prishtina i është bashkuar Besa Famgasit në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Prishtina ka bërë përmbysje të madhe të rezultatit për të prekur finalen. Të shtunën në kryeqytet Trepça kishte fituar me tetë gola dallim, 31:23, por të mërkurën në Mitrovicë, Prishtina fitoi edhe më thellë., 33:22 në të mirë të Prishtinës përfundoi ndeshja e dytë gjysmëfinale e plejofit.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, kurse përfundoi me dy gola epërsi në të mirë të Prishtinës, 15:13. Në të dytën skuadra e drejtuar nga Taib Kabashi rriti vazhdimisht epërsinë dhe në fund fitoi me 11 gola epërsi.
Portieri F. Beqiraj u dallua me pritje në momente vendimtare, por thuajse të gjithë lojtarët e Prishtinës kanë shfaqur nivel të lartë në pjesën e dytë. D. Terziqi ishte i pandalshëm me 10 gola. 8 gola i shënoi B. Abazi. Te Trepça më efikasi ishte F. Klinaku me 9 gola.
Trepça – Prishtina 22:33 (13:15)
Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka, Kelmendi, Maxhera 2, Smaka, A. Shabani 1, Nimani, Klinaku 9, R. Shabani 3, Voca, K. Terziqi 2, Abazxhiku 3, Cimili 2, Fejzullahu.
Prishtina: Beqiraj, Agushi, Beshiri 4, Terziqi 10, Bajqinovci 3, Gjuka 3, Ramadani, Prekazi 1, Abazi 8, E. Ademi, M. Ademi, Sherifi, Sula 4.