Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina merr pikët në Gjakovë

Prishtinës i ka takuar ndeshja e fundit e xhiros së 26-të të Superligës A të Kosovës në hendboll. Të dielën në Gjakovë, Prishtina fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 29:25. Pas pjesës së parë rezultati ishte 14:11 në të mirë të Prishtinës.

Deniz Terziqi shënoi 6 gola për Prishtinën, kurse nga 5 gola i realizuan Lulzim Shabani, Agon Bajqinovci, Vlerson Zherka e Albi Gjuka. 9 gola për Vëllaznimin i shënoi Ardi Halili kurse 4 i kishte Mali Luzha.
Prishtina është e dyta me 41 pikë kurse Vëllaznimi i pesti me 22 pikë.