Prishtina mposht Vushtrrinë, garë e fortë për pozitën e katërt

Gara për pozitën e katërt në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) është bërë shumë interesante.
Të dielën, Prishtina e mposhti Vushtrrinë me rezultat 31:25, për ta bërë dramatike garën për pozitën e fundit që dërgon në plejof.
Dy xhiro para fundit, Vushtrria është e katërta me 18 pikë, sa i ka edhe Prishtina në vendin e pestë. Shqiponja është e gjashta me 16 pikë.
Sia Celine Tolno dhe Bintou Oulare udhëhoqën Prishtinën drejt fitores. Ato i shënuan nga nëntë gola. Katër i kishte Arona Krasniqi e nga tri Fionë Krasniqi e Elona Hyseni.
Donita Kasumi i realizoi tetë gola për Vushtrrinë. Gjashtë i kishte Gentiana Basholli, ndërsa nga tri Qëndresa Tërstena, Halime Beqiri e Agnesa Hysa.
Ferizaj, Istogu e Samadrexha tashmë kanë siguruar plejofin.

Lajme tjera