Prishtina në finale edhe te hendbollistët


Pas hendbollisteve të Prishtinës edhe hendbollistët e skuadrës nga kryeqyteti kanë siguruar finalen e Kupës së Republikës së Kosovës.
Prishtina fitoi ndaj Kastriotit të Ferizajt me rezultat 43:28. Ndeshja e parë gjysmëfinale e hendbollistëve është luajtur të premten pasdite në palestrën e qytetit në Istog.
Pas pjesës së parë rezultat ishte 20:19 për Prishtinën. Por dallimi i madh në rezultat është bërë në pjesën e dytë.
Agon Bajqinovci shënoi 12 gola për Prishtinën, ndërsa 7 i kishte Deniz Terziqi. Festim Mustafa e Hamdi Salihu i kishin nga 8 gola te Kastrioti .

Lajme tjera