Prishtina pa vështirësi kalon në finale

Prishtina është finalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën në ndeshjen e parë të FINAL4 të Kupës, Prishtina e mposhti pa ndonjë vështirësi skuadrën e Trepçës. 34:20 në të mirë të Prishtinës ishte rezultati në fund. Pas pjesës së parë Prishtina kishte epërsi prej 11 golash (19:8). Te Prishtina më efikasi ishte A. Bajqinovci me 9 gola.

Te Trepça 6 gola i shënoi A. Shabani. Prishtina të dielen në finale takohet me fituesin e ndeshjes Kastrioti – Besa Famgas.

Trepça – Prishtina 20:34 (8:19)

Trepça: Terziqi, Buqinca, Tahiri, Voca, Fejzullahu, Maxhera 2, Mujka 2, Y. Beqiri 1, E. Beqiri, Shala 3, Shabani 6, Zhuri 1, Abazxhiku 3, Nimani 2.

Prishtina: Beqiraj, Agushi, Kuleta, Krasniqi 4, Basholli 1, Abazi 4, Bajqinovci 9, Fetahu 3, Visoka 1, Hoxha 1, Batatina, Shahini, Beshiri 6, Gjuka 3, Kastrati 2, Ademi.

Lajme tjera