Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Prishtina, Trepça e Vëllaznimi nisin prej raundit të parë, Besa Famgas prej të dytit

KH Prishtina, KH Trepça e KH Vëllaznimi do të nisin që në shtator paraqitjen në gara evropiane. Të tri skuadrat e hendbollistëve do të garojnë në raundin e parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup). Në këtë raund garojnë 30 skuadra gjithsej. Shorti është më 20 korrik, ndërsa ndeshjet luhen më 11/12 dhe 18/19 shtator.

Nënkampionia, Prishtina, është bartëse në shortin e raundit të parë. Ndërsa Trepça dhe Vëllaznimi nuk janë bartës në short.

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, e nis garimin prej raundit të dytë në Kupën Evropiane. Ndeshjet e kësaj faze luhen në tetor, ndërsa shorti është më 20 korrik. Besa për shkak të sukseseve në edicionet e kaluara, është bartëse në short.

Prej skuadrave tona pritet sukses në edicionin e ri të Kupës Evropiane.

Plot 74 skuadra janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane, 23 më shumë se edicionin e kaluar. Pesë skuadra nisin në raundin e tretë, 39 në raundin e dytë dhe 30 në raundin e parë.

Kupa Evropiane është niveli i tretë i garave evropiane për klube.