Publikohet lista e gjerë e Kosovës U19

Hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës do të mblidhen javën tjetër (1 korrik) për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet në Shkup prej 10 deri më 18 korrik. Grumbullimi do të bëhet në Istog në mëngjesin e 1 korrikut, ndërsa lojtaret do t’u nënshtrohen testeve të përgatitjes fizike të njëjtën ditë. Më 1 korrik nisin edhe stërvitjet që do të vazhdojnë për disa ditë, para se ekipi të luaj dy ndeshje miqësore (më 4 e 5 korrik). FHK-ja është në negociata me disa federata të regjionit për të aranzhuar miqësoret që do të shërbejnë për ta përzgjedhur ekipin final, pasi fillimisht ekipi është i zgjeruar.

Për në Maqedoni të Veriut udhëtohet më 9 korrik, ndërsa ndeshja e parë është më 10 korrik. Kosova në fillim takohet me Holandën.

Në Kombëtaren U19 janë ftuar lojtare që vlerësohen me potencial. Ka lojtare të klubeve tona, por edhe të klubeve evropiane. Një numër i konsiderueshëm i lojtareve grumbullohen për herën e parë, edhe për faktin se vjet nuk kishte aktivitete evropiane të grupmoshave për shkak të pandemisë.

Selektori Agron Shabani dhe trajneri Faruk Shala kanë vendosur për këto lojtare: Venera Kafexholli, Dafina Mustafa, Mendolina Fetaj, Melisa Mulaj, Elisa Mulaj, Ornela Haxhiu, Donita Lajçi, Hava Maloku, Alma Nivokazi, Selvije Mollakadrija, Gentiana Basholli, Areta Istrefi, Lorena Nikolla, Diellza Istrefi, Adelina Berisha, Natalija Milatoviq, Saranda Berisha e Eriona Gecaj.

Me Kombëtaren U19 të hendbollisteve nisin aktivitetet e ngjeshura ndërkombëtare të kësaj vere. Do të luajnë edhe hendbollistet U17 e po ashtu hendbollistët e rinj.

Ndërkohë po bëhen përpjekje dhe sipas të gjitha gjasave do të organizohet edhe kampi tradicional për hendbollistë të rinj.

Lista e lojtareve

Shirt No.Emri MbiemriKlubi
1Venera KafexholliBSV Stans (SUI)
3Areta IstrefiSV Teutonia Riemke (GER)
5Melisa MulajKjelsa IL (NOR)
6Natalija MilatovicKHF Istogu
7Elisa MulajKjelsa IL (NOR)
9Saranda BerishaEHC Olten (SUI)
10Hava MalokuTSG Bad Soden A (GER)
14Lorena NikollaHSC Kreuzlingen (SUI)
15Adelina BerishaKHF Istogu
16Selvije MollakadrijaKHF Vëllaznimi
17Gentiana BasholliKHF Samadrexha
18Alma NivokaziKHF Prishtina
20Ornela HaxhiuHK Malmo (SWE)
22Dafina MustafaLC Brühl (SUI)
23Donita LajçiOppsalhandball (NOR)
26Eriona GecajKHF Jusuf Gervall
27Mendolina FetajLC Brühl (SUI)
44Diellza IstrefiSarpsborg (NOR)

Lajme tjera