Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Publikohet lista e Kombëtares U17 për Kampionat Mesdhetar

Është publikuar të premten lista e zgjeruar e hendbollisteve të Kombëtares U17 të Kosovës, që do të paraqitet në Kampionatin Mesdhetar.
Në listën e zgjeruar janë 22 lojtare, ndërsa lista finale do të publikohet ndërkohë. Grumbullimi i Kombëtares U17 bëhet të dielën, më 9 shkurt, në Onix SPA në Banjë të Pejës. Përgatitjet e përbashkëta do të zhvillohen deri më 15 shkurt.
Shumica e lojtareve janë të klubeve të vendit, por në listë ka edhe hendbolliste të klubeve evropiane.
Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 22 shkurt në Podgoricë të Malit të Zi.
Kombëtarja jonë do të garojë në Grupin A, bashkë me Kroacinë, Malin e Zi, Sllovakinë, Tunizinë, Italinë e Turqinë.
Në Grupin B janë Serbia, Rumania, Spanja, Algjeria, Greqia, Qipro e Sllovenia.

Lista e lojtareve:

Emri dhe MbiemriKlubi
Ardiola SurdulliKHF Samadrexha
Melisa SefaKHF Shqiponja
Rita HasanajKHF Istogu
Jonesa BajramiKHF Shqiponja
Valza ManxhukaKHF Besa
Rinesa JashariKHF Vushtrria
Elsa ShalaKHF Istogu
Shijesa ZeneliKHF Ferizaj
Laureta KrasniqiNorvegji
Elona ZeneliBacka HK (SWE)
Era ShaljaniKHF Prishtina
Samanda KonjuhajKHF Besa
Natyrë ArifiKHF Prishtina
Sara KamerajBacka HK (SWE)
Laura MaqedonciHK Ankaret SWE
Andrra UglaniIndrettsforening
Klea KelmendiKHF Besa
Jusra BeguKHF Vushtrria
Learta GashiKHF Besa
Elisa GjikolliKHF Shqiponja
Eliza ShabanajKHF Vushtrria
Gloria LecajNorvegji