Rahoveci – Besa Famgas, përballja e madhe e gjysmëfinales

Rahoveci e Besa Famgas do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kështu është vendosur në shortin e tërhequr të premten në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Turneu final i Kupës mbahet më 27 e 28 prill, ndërsa vendi do të përcaktohet javën e ardhshme.
Në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Trepça e Kastrioti. Trepça është fituese në fuqi e Kupës. Edhe kjo gjysmëfinale pritet me interesim të madh.
Gjysmëfinalet janë më 27 prill, kurse finalja një ditë më pas.

Lajme tjera