Rahoveci fiton ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor

Zhegra e Rahoveci janë takuar të mërkurën në Gjilan, në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Rahoveci ka shënuar fitore me rezultatin 30:23. Ishte kjo ndeshja përmbyllëse e xhiros së 14-të, që është e fundit për këtë vit.

Pjesën e parë të kampionatit Rahoveci e ka përfunduar në pozitën e katërt me 18 pikë të mbledhura. Ndërkohë Zhegra është e nënta me 2 pikë.

Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me 9 gola. 6 i realizoi Arlind Tanushi. Landrit Mustafi shënoi 6 gola për Zhegrën, ndërsa 5 i shtoi Elion Goqi.

Lajme tjera