Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci fiton në Ferizaj dhe stabilizohet në vendin e katërt

Rahoveci e ka fituar përballjen e rëndësishme për vendin e katërt në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt).

Të shtunën mbrëma në Ferizaj, Rahoveci e mposhti Kastriotin vendas me rezultatin e ngushtë, 31:30. Ndeshja i takoi javës së 26-të. Dy xhiro para fundit, Rahoveci është i katërti me 30 pikë. Tashmë e ka siguruar plejofin. Ndërkohë Kastrioti mbetet në vendin e pestë me 25 pikë.

Pjesa e parë ishte e fortë, ndërsa kryesisht në epërsi të lehtë ishin mysafirët. Pas 30 minutave rezultati ishte 14:13 për “vreshtarët”.

Lojë e fortë dhe e barabartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me vendasit që ishin më shumë përpara. Kastrioti ishte në epërsi 30:29, por më pas Rahoveci shënoi dy gola për fitoren 31:30.

Arlind Tanushi me 7 gola ishte më efikasi te Rahoveci. 6 gola i shënoi Alban Haziri, ndërsa 5 Egzon Vuçitërna. Hamdi Salihu ishte më efikasi te Kastrioti me 8 gola. 6 i shënoi Jeton Bislimi.