Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci fiton superderbin në Ferizaj

Rahoveci ka përballuar një ofenzivë të Kastriotit në minutat e fundit dhe ka fituar superderbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të shtunën mbrëma në Ferizaj, në praninë e një numri të madh shikuesish, Rahoveci e mposhti Kastriotin me rezultat 36:34.
Për Rahovecin është fitorja e 17-të rresht. Udhëheq në tabelë me plot 34 pikë. Kastrioti është i katërti me 20 pikë.
Ndeshja ka arsyetuar epitetin e derbit, ndonëse mysafirët ishin vazhdimisht në epërsi. Rahoveci ka hapur më mirë ndeshjen dhe nisi shkëputjen e shpejtë në rezultat. Në pjesën e parë ishte vazhdimisht në epërsi. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 20:14 për “vreshtarët”.
Vendasit megjithatë nuk janë dorëzuar. Kanë luftuar në pjesën e dytë për t’u afruar në një gol në minutën e 60-të, 35:34. Rahoveci megjithatë mbajti topin deri në fund dhe shënoi golin për 36:34 dhe për fitoren shumë të madhe.
Victor Alonso i shënoi 11 gola për Rahovecin. Nëntë i kishte Alban Haziri, ndërsa shtatë i shënoi Jon Muqolli.
Te Kastrioti, Deniz Terziqi i kishte 11 gola. Nga gjashtë i shënuan Rron Ramadani e Lulzim Shabani.
Po të shtunën, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin me rezultat 46:17. Prishtina fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat 46:26.

Lajme tjera