Rahoveci fiton superderbin me Besa Famgasin

Rahoveci e ka fituar superderbin me Besa Famgasin. Të enjten mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec skuadra vendase fitoi me rezultat 34:33.
Ashtu si pritej, ndeshja ishte shumë e fortë dhe shumë dramatike. 23 sekonda para fundit, Mursel Mehmeti ndali penallti të vendasve. Pejanët kishin aksionin e fundit, por nuk e shfrytëzuan. Në përfundim, Nikola Prce goditi shtyllën dhe rezultati mbeti 34:33.
Besa Famgasi, që ka dominuar hendbollin kosovar për më shumëse një dekadë, ka pësuar humbjen e parë kampionale pas pesë vjetësh.
Rahoveci ishte në epërsi thuajse gjatë gjithë ndeshjes. Skuadra pejane ishte njëherë para në rezultat në pjesën e parë të takimit. Rahoveci ka vetëm fitore këtë edicion dhe ka dëshmuar se ka pretendime të mëdha këtë edicion. Por edhe Besa Famgasi ka dëshmuar se ka cilësi për të luftuar për trofe dhe për ta vazhduar dominimin.
Ndeshja ishte e mbetur e xhiros së katërt.
Igor Radojeviq ishte më efikasi te Rahoveci me 9 gola. 7 i kishte pivoti Jeton Bislimi.
Te Besa Famgas, Igor Chiesliov i shënoi 7 gola, derisa 6 i realizoi Arbios Mushkolaj.

Lajme tjera