Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci kërkon fitoren e radhës

Me ndeshjen Rahoveci – Vëllaznimi fillon xhiroja e 16-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).
Ndeshja zhvillohet të enjten (sot) prej orës 19:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
“Vreshtarët” janë favoritë të mëdhenj në këtë ndeshje. Kanë fituar 15 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin bindshëm në tabelë me 30 pikë. Vëllaznimi është i fundit me vetëm 2 pikë.
Xhiroja e 16-të vazhdon të shtunën me ndeshjen më interesante të xhiros, Prishtina – Kastrioti. Kjo ndeshje zhvillohet prej orës 18:30. Kastrioti është i katërti me 18 pikë, ndërsa Prishtina i ka 14 pikë në vendin e pestë.
Të dielën janë ndeshjet Besa Famgas – Deçani dhe Trepça – Vushtrria. Të dy ndeshjet fillojnë në ora 17:00, ndërsa skuadrat vendase janë favorite.