Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rahoveci synon fitoren e 22-të rresht

Me ndeshjen Rahoveci – Prishtina fillon xhiroja e 22-të e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 20:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.
Pasi e siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës, Rahoveci i kthehet garës kampionale me synim për fitoren e 22-të rresht. “Vreshtarët” kanë fituar 21 ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në tabelë me 42 pikë.
Prishtina udhëton me shpresë për të befasuar Rahovecin dhe për të bërë një hap të rëndësishëm drejt plejofit. Aktualisht është në pozitën e pestë me 18 pikë nga 20 ndeshje.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së 22-të janë të dielën nga ora 19:00. Trepça e Kastrioti takohen në Mitrovicë, ndërsa Besa Famgas e Vushtrria luajnë në Pejë.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e 12-të. Të shtunën janë ndeshjet Drita – Llapi (15:00) dhe Prizreni – Samadrexha (19:00). Tri ndeshjet e së dielës janë: Vjosa – Dukagjini (19:00), Lepenci –Drenica (16:00), Istogu – Ulpiana (15:00).