Rahovecit i takon ndeshja e mbetur

Rahoveci nuk ka lëshuar pikët në ndeshjen në shtëpi. Të enjten mbrëma, Rahoveci e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 47:35. Ishte kjo ndeshje e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja ishte shtyrë për shkak të paraqitjes së Rahovecit në Kupën Evropiane.
Marley Wallace Fernandes ishte i pandalshëm te Rahoveci duke i shënuar 12 gola. Nëntë gola i shënoi Alban Haziri, kurse tetë i shtoi Çlirim Rama.
Te Vëllaznimi më efikasi ishte Florian Rexha me 10 gola. Nëntë i kishte Ardi Halili.
Me fitore, Rahoveci doli në vendin e katërt me nëntë pikë nga nëntë ndeshje. Vëllaznimi është i gjashti me tetë pikë.

Lajme tjera