Ramadani publikon listën për dy ndeshjet e fundit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Taip Ramadani ka publikuar listën me emrat e lojtarëve që do të paraqiten në dy ndeshjet e fundit të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”. Kombëtarja jonë më 12 qershor e pret Poloninë, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Kurse më 16 qershor nga ora 18:00 Kosova luan me Gjermaninë në Nurnberg.

Kosova bënë pjesë në Grupin A, ndërsa kualifikimin prej këtij grupi tashmë e ka siguruar Gjermania. Gjermania është e para me 8 pikë, kurse Izraeli është në vend të dytë me 4 pikë. Polonia e Kosova i kanë nga 2 pikë. Në muajin prill Kosova arriti sukses historik, duke fituar në Prishtinë ndaj Izraelit me rezultat 27:24.

Suksesi synohet edhe ndaj Polonisë më 12 qershor, ndërsa pritjet janë për numër të madh shikuesish dhe për përkrahje për djelmoshat tanë.

Ramadani ka ftuar 21 lojtarë për këto dy ndeshje, ndërsa numrin më të madh të lojtarëve i kanë Besa Famgas e Kastrioti. Janë ftuar edhe lojtarë nga Prishtina e poashtu të klubeve të huaja.

Ramadanin në punën me kombëtare do ta ndihmojnë trajnerët Erhan Shahini, Veton Hajrizi dhe Enver Tahiraj. Grumbullimi i kombëtares bëhet më 7 qershor në Prishtinë.

Kështu pas përfundimit të garave në Superligë, koha është për ndeshjet e radhës të kombëtares. Ndeshjet e kombëtares vijnë pas përballjeve të forta të Besa Famgasit e Kastriotit, kurse paraqitje të forta të lojtarëve tanë priten edhe ndaj Polonisë në shtëpi dhe Gjermanisë si mysafirë.

nrEmri MbiemriKlubi
1Arbër CurriKH Kastrioti
5Kastriot JupaKH BESA Famgas
7Florim HoxhaSV Anzing Handball (GER)
8Bashkim GashiLIF Lindesberg (SWE)
9Lindrit FetahuKH Prishtina
10Enis KabashiTG Landshut (GER)
11Valon DedajHSC Kreuzlingen (SUI)
14Lulzim ShabaniKH Kastrioti
15Deniz TerziqiKH Kastrioti
16Armir AgushiKH Prishtina
19Oltion BeshiriKH Prishtina
21Egzon GjukaKH BESA Famgas
22Petrit PrekaziKH Kastrioti
23Albin XhafolliGumbersbah
24Luigj QuniPfadi Winterthur (SUI)
26Drilon TahirukajKH BESA Famgas
27Drenit TahirukajKH BESA Famgas
28Haris BerishaKH BESA Famgas
31Bujar RamosajKH BESA Famgas
33Jon MuqolliKH BESA Famgas
35Rron RamadaniKH Kastrioti
 Stafi teknik: 
 Taip RamadaniPërzgjedhësi
 Erhan ShahiniTrajner
 Veton HajriziTrajner
 Enver TahirajTrajner
 Agon BytyqiFizioterapeut

Lajme tjera