Ramadani publikon listën për ndeshjet kualifikuese për Botëror

Në foto shihet përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Taip Ramadani.

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Taip Ramadani të enjten ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e janarit. Prej 12 deri më 14 janar Kosova luan në kuadër të grupit të katërt të fazës së parë kualifikuese për kampionatin botëror për hendbollistë, që mbahet në vitin 2019.

Kosova më 12 janar luan ne Poloninë, më 13 janar me Portugalinë dhe më 14 janar me Qipron. Ndeshjet do të luhen në Povoa de Varzim të Portugalisë.Vetëm fituesi i grupit kalon tutje në fazën e plejofit.

Përzgjedhësi Taip Ramadani ka ftuar 23 lojtarë në grumbullimin fillestar. Prej tyre 15 lojtarë janë të klubeve të Superligës ndërsa tetëë të klubeve të huaja.

Përfaqësuesja grumbullohet më 25 dhjetor në Gjakovë, ndërsa lojtarët fillimisht do të punojnë nën urdhërat e trajnerit Fatmir Muhaxheri. Kampi  i parë zgjat deri më 30 dhjetor. Kampi i dytë nis më 3 janar dhe zgjat deri më 11 janar, kur është planifikuar udhëtimi për në Portugali. Kampi i dytë do të mbahet në Prishtinë.

Në përgatitje të ekipit Ramadani do të ndihmohet nga Igor Dokmanoviq trajner kroat nga Norvegjia e Fatmir Muhaxheri. Në fazën përgatitore në shtab teknik do të jenë edhe Enver Tahiraj e Fadil Kçiku, trajner në Gjermani.

Aktiviteti i fundit i përfaqësueses ishte kampionati i IHF-së për vendet me hendboll në zhvillim. Në kampionatin e mbajtur në qershor në Bullgari, Kosova ishte e suksesshme duke u renditur e treta dhe duke siguruar kështu garimin në kualifikime për evropian (në fazën e dytë), më vonë vitin tjetër.  

Në përfaqësuese pritet që të përfshihet edhe Goran Biljaka i cili është në pritje të rregullimit të dokumentacionit për shtetësi të Kosovës. Dokumentacioni i tij pritet të rregullohet së shpejti dhe kështu nuk do të ketë pengesa që lojtari me përvojë i Besës të jap kontributin e tij te Kosova. Ndërsa në listë mungon reprezentuesi Enis Kabashi i cili paraqite për skuadrën Gjermane Landshut për shkak te lëndimit, prandaj nuk është përfshirë në listë.

Kampet:

1. Kampi i parë: 25 deri 30 Dhjetor (udhëheqet nga Fatmir Muhaxheri) në Gjakovë

2. Kampi i dytë: 3 deri 11 Janar në Prishtinë 

Lista e përzgjedhjes:

NameClubPosition
Vlerson ZherkaKH PrishtinaC
Valon DedajHSC KreuzlingenC
Endrit AbdullahuIFK SkövdeC
Flamur GërbeshiAmo HKGK
Arbër CurriKH Besa FamgasGK
Haris BerishaKH Besa FamgasGK
Arbër SylejmaniKH DritaGK
Deniz TerziqiKH PrishtinaLB
Etrit XhafolliIF SpringeLB
Jon MuqolliKH Besa FamgasLB
Lindrit FetahuKH TrepçaLW
Oltion BeshiriMRK MetalacLW
Kastriot JupaKH Besa FamgasP
Fatlum AhmetiLIF LindesbergP
Luigj QuniGC Amicitia ZürichP
Goran BiljakaKH Besa FamgasRB
Beni SylaKH PrishtinaRB
Drenit TahirukajKH Besa FamgasRB
Drilon TahirukajKH Besa FamgasRW
Florim HoxhaSV AnzingRW
Kreshnik KrasniqiKH PrishtinaDF
Drilon HaxhimusaKH KastriotiDF
Bujar RamosajKH Besa FamgasDF
   
Stafi  
Taip RamadaniB
Igor DokmanoviqA
Fatmir MuhaxheriC
Gent PanduriD
Enver Tahiraj
Fadil Kçiku  

Lajme tjera