Ramadani shpall listën për kualifikimet në Itali

Selektori i Kosovës, Taip Ramadani ka shpallur të mërkurën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për garën kualifikuese që muajin tjetër mbahet në Itali.

Kosova do të garojë në fazën e parë kualifikuese evropiane për kampionatin botëror të vitit 2021. Kombëtarja jonë është në grupin e tretë së bashku me Italinë, Rumaninë e Gjeorgjinë. Më 10 janar Kosova luan me Italinë, më 11 janar me Rumaninë kurse më 12 janar me Gjeorgjinë. Fituesi i grupit avancon në raundin tjetër, kurse ndeshjet luhen në Benevento të Italisë.

Ramadani ka ftuar 19 lojtarë, ndërsa tre janë debutues në Kombëtaren A. Bëhet fjalë për Albin Xhafollin që kishte luajtur me Kombëtaren U21 në Botërorin në Spanjë, portierin Liridon Zena dhe të riun Leonard Gegaj. Liridon Zena është te skuadra kroate, Mornar Crikvenica, Xhafolli po luan në Zvicër te skuadra Fortitudo Gossau, kurse Gegaj po zhvillohet te Savehofi i famshëm në Suedi. Në listë janë pesë lojtarë të kampionit të Kosovës, Besa Famgas dhe katër të Prishtinës.

Përgatitjet nisin më 27 dhjetor në Prishtinë, ndërsa para udhëtimit në Itali do të luhen dy ndeshje kontrolluese me Kuvajtin.

Kombëtarja jonë këtë vit ka shënuar fitore ndaj Izaelit kurse ka barazuar me Poloninë. Synimi është që me paraqitje të mira të vazhdohet edhe në Itali.

Lista e lojëtarëve

Family NameFirst NameClub
JupaKastriotKH Besa Famgas
FetahuLindritKH Prishtina
DedajValonHSC Kreuzlingen (SUI)
GërbeshiFlamurAmo Handboll (SWE)
AhmetiFatlumLIF Lindesberg (SWE)
TerziqiDenizKH Prishtina
ZenaLiridonRK Mornar – Crikvenica (CRO)
BeshiriOltionKH Prishtina
AbdullahiEndritRimbo HK (SWE)
GjukaEgzonKH Besa Famgas
PrekaziPetritKH Prishtina
XhafolliAlbinTSV Fortitudo Gossau (SUI)
QuniLuigjØIF Arendal (NOR)
TahirukajDrilonKH Besa Famgas
TahirukajDrenitHSC Kreuzlingen (SUI)
BerishaHarisSG Kempten-Kottern (GER)
RamosajBujarKH Besa Famgas
MuqolliJonKH Besa Famgas
GegajLeonardIK Sävehof (SWE)
O  F  F  I  C  I  A  L  S 
Family and First NameFunction)
Ramadani TaipHead Coach (LC)
Shahini ErhanCoach
Hajrizi VetonCoach
Bytyqi AgonPhysiotherapist
Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …