Ramadani vazhdon me Prishtinën

Klubi i hendbollit Prishtina ka nisur punën për kompletimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm garues. Prishtina ka rritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me hendbollistin Rron Ramadani. Bëhet fjalë për njërin prej pivotëve më të mirë në Superligën e Kosovës, që ka dhënë kontribut të madh në edicionin e fundit te Prishtina.

Me Ramadanin në përbërje, Prishtina edhe në edicionin tjetër pritet të luftoi për kreun e tabelës. Lëvizje të tjera priten nga skuadra kryeqytetase.

Lajme tjera