Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ramosaj e Marku më të mirët te Kreuzlingeni

Hendbollistët kosovarë po vazhdojnë me paraqitje për skuadrat e tyre evropiane. Fundjavën e kaluar fitore të madhe shënoi Luigj Quni me skuadrën e tij, Amicitia Zuerich. Zuerichu fitoi 22:21 ndaj Pfadi Winterthur, njërës prej skuadrave kryesore në elitën e Zvicrës. Quni shënoi dy gola nga tri tentime.
Amicitia Zuerich mban vendin e tretë me 25 pikë, ndërsa Pfadi Winterthur është i dyti në tabelë me 28 pikë.

Në Ligën B të Zvicrës, Kreuzlingeni ka shënuar fitore të rëndësishme. Kruezlingeni është i dyti në tabelë dhe në garë serioze për kalim në elitë.
Kreuzlingeni të shtunën fitoi 33:23 ndaj Yellow/Pfadi Espoirs. Valon Dedaj shënoi 4 gola nga 5 tentime. Bujar Ramosaj i kishte 6 gola nga 7 tentime, ndërsa Drenit Tahirukaj realizoi 6 herë nga 9 tentime. Haris Berisha e mbylli ndeshjen me 10 pritje. Ramosaj u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes te Kreuzlingeni.

Në elitën daneze të hendbollisteve, Ringkobingu humbi 27:22 nga Skanderborg, ndonëse në pjesën e parë rezultati ishte 14:14. Marigona Hajdari e Leonora Demaj nuk ia dolën të shënohen në listën e realizatoreve.
Në ligën B të Danimarkës, motrat Sara e Rina Rexhepi ishin më të mirat te AGF Handbold që fitoi 25:16 ndaj Rodovres. Sara e Rina i shënuan nga 5 gola.

Mirela Gjikokaj realizoi një gol e një asistim për Follo HK që humbi nga Akeri me rezultatin 34:22, në elitën e Norvegjisë.

Në elitën e Zvicrës, Pashke Marku shënoi 6 gola nga 7 tentime për Kreuzlingenin që barazoi 29:29 Winterthurin në xhiron e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit. Marku u shpall lojtarja më e mirë e ndeshjes te Kreuzlingeni, që renditet i pesti dhe nuk bëri vend në plejof.