Ramosaj fillon fuqishëm në Zvicër, shtatë gola nga shtatë tentime në fitore

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bujar Ramosaj, ka filluar fuqishëm karrierën në Zvicër. Ramosaj ditë më parë është transferuar nga Besa Famgas te Kreuzlingeni i Ligës B të Zvicrës. Të shtunën e kishte ndeshjen e parë kampionale. Kreuzlingeni fitoi 30:25 ndaj Kadetten Spoirs.

Ramosaj, që shquhet për lojën e fortë në mbrojtje, është dalluar edhe në sulm. Ai ka shënuar shtatë gola nga shtatë tentime, duke u dëshmuar që në nismë si përforcim i madh për Kreuzlingenin.

Te Kruezlingeni luajnë edhe tre reprezentues të Kosovës, ndërsa synimi i kësaj skuadre është kalimi në elitë. Kapiteni Valon Dedaj shënoi 5 gola nga 9 tentime të shtunën. Drenit Tahirukaj i kishte 4 gola nga 8 tentime. Portieri Haris Berisha ka munguar për shkak të një shqetësimi në gju. Lionel Mirdita shënoi 9 gola nga 15 tentime për Kadetten.

Kampionatin të shtunën e ka filluar edhe ekipi i vajzave i Kreuzlingenit, që garon në elitën e Zvicrës. Kreuzlingeni humbi 23:22 nga Thuni. Pashke Marku shënoi 7 gola nga 9 tentime për Kreuzlingenin.

Lajme tjera