Rënia në pjesën e dytë kushton me humbje në ndeshjen ndaj Holandës

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll ka fituar pjesën e parë të ndeshjes ndaj Holandës. Por rënia në pjesën e dytë ka kushtuar me humbje.

Të martën në Riga të Letonisë, Kosova U19 humbi 36:22 nga Holanda, në Evropianin e Divizionit B. Pas pjesës së parë rezultat ishte 11:10 në të mirë të Kosovës.

Në pjesën e parë paraqitja e djemve tanë ishte e nivelit të lartë, por gjërat ndryshuan në pjesën e dytë. Megjithatë paraqitja në 30 minutat e parë jep shpresë për të ardhmen e ndritur të kësaj gjenerate.

Menot Pozhegu ka bërë dhjetë pritje, ndërsa Ardin Gashi e Ermal Dukaj i shënuan nga 6 gola. Ardini i kishte 20 tentime, ndërsa Dukaj 10. 3 gola nga 9 tentime i shënoi Ajdin Gashi, ndërsa 3 gola nga 3 tentime i kishte Ermir Januzi.

Të enjten djemtë tanë luajnë me Malin e Zi.

Lajme tjera