Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rivalët e moçëm takohen në Ferizaj

KH Kastrioti ne sulm

Të shtunën (nesër) janë tri ndeshje të javës së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo që luhet në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në mes të rivalëve të moçëm, Kastriotit e Trepçës. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00.

Në javën e parë Kastrioti fitoi si mysafir i Prizrenit me rezultat 43:14 kurse Trepça humbi nga Besa Famgas me rezultat 38:17.

Rivalitet pritet edhe në ndeshjen në mes të Drenicës e Vushtrrisë, që po ashtu luhet nga ora 19:00.

Prishtina është favorite ndaj Prizrenit në qytetin e vjetër, në ndeshjen që fillon në ora 16:30.

Të dielën janë ndeshjet Vëllaznimi – Besa Famgas (17:00) dhe Llapi – Zhegra (18:00).