Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rivalët e vjetër takohen në Prishtinë

Dy skuadra me shumë traditë në hendbollin kosovar takohen mes vete në kryendeshjen e javës së 17-të të Superligës së hendbollistëve.

Të dielen nga ora 18.00 takohen Prishtina e Kastrioti i Ferizajt, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

Është kjo ndeshje e rëndësishme për kreun e tabelës.Prishtina është e dyta me 28 pikë kurse Kastrioti i katërti me 22 pikë.

Derbi përmbyll javën e 17-të. Ndeshjet tjera janë të shtunën: Besa Famgas – Vushtrria (15.30), Llapi – Trepça (19.00), Drenica – Drita (19.00), Prizreni – Vëllaznimi (16.00).