Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Rritja e Kombëtares së Kosovës, e para në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Euro 2024

Federata Evropiane e Hendbollit ka ndarë në vazo ekipet kombëtare që do të paraqiten në kualifikime për Euro 2024. Ndarja nëpër vazo është bërë në bazë të ranglistës së EHF-së për ekipe nacionale, përkatësisht në bazë të suksesit të viteve të fundit.
Pjesë e kualifikimeve është edhe Kombëtarja jonë. Madje avancimi i saj në ranglistë është i konsiderueshëm.
Për Euro 2018 e Euro 2020, Kosova ishte në fazën e parë kualifikuese. Për Euro 2022, Kosova ishte në kualifikimet e rregullta, por e parafundit në vazon e katërt. Vetëm Ishujt Faroe ishin më poshtë se Kosova në vazo.
Për shortin e kualifikimeve për Euro 2024, Kosova është e para në vazon e katërt. Falë sukseseve në vitet e kaluara, ka lënë prapa në vazo Belgjikën, Estoninë, Ishujt Faroe, Finlandën, Italinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.
Në vazon e parë janë: Norvegjia, Franca, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Portugalia, Islanda dhe Austria. Në vazon e dytë janë: Çekia, Polonia, Holanda, Mali i Zi, Maqedonia V., Serbia e Zvicra. Vazo e tretë përbëhet nga Bosnjë-Hercegovina, Lituania, Letonia, Izraeli, Sllovakia, Turqia, Rumania e Greqia. Kosova në grup do të ketë nga një kombëtare të secilës prej tri vazove të para.
Kualifikimet për Euro 2024 fillojnë më 12 tetor të këtij viti dhe përfundojnë më 30 prill të vitit të ardhshëm.
Dy kombëtaret e para në të gjitha tetë grupet kualifikohen në Evropian. Po ashtu kualifikohen edhe katër prej tetë kombëtareve më të mira të vendit të tretë. Kualifikimi në Euro 2024 është synimi i madh i Kombëtares së Kosovës në hendboll (meshkujt).