RTK transmeton ndeshjet përfundimtare të botërorit

RTK 1 do të transmetojë direkt ndeshjet përfundimtare të kampionatit botëror për hendbollistë. Të premten (sot) në programin e parë të televizionit publik do të transmetohen ndeshjet gjysmëfinale të botërorit të 26-të që po mbahet në Gjermani e Danimarkë.

Prej orës 17:30 është gjysmëfinalja e parë në mes të Danimarkës e Francës, ndërsa nga ora 20:30 në gjysmëfinalen e dytë takohen Gjermania e Norvegjia. Të dielen prej orës 14:30 transmetohet ndeshja për vend të tretë, kurse prej orës 17:30 finalja e madhe.

Në botëror po shfaqet niveli më i lartë i hendbollit. Deri më tani ka pasur ndeshje shumë të forta e dramatike. Shumë ndeshje janë vendosur vetëm në sekondat e fundit. Ndeshje shumë interesante pritet të jenë edhe gjysmëfinalet, ajo për vend të tretë dhe natyrisht finalja.

Lajme tjera