Rugova vlerëson ngritjen e kombëtares

Në ndeshjet e fundit të kombëtares së Kosovës, Albina Rugova ishte prej hendbollisteve kryesore. Kapitenja e Istogut ka bërë paraqitje dinjitoze në pozitën e alos dhe ka dëshmuar që edhe lojtaret e kampionatit vendorë mund të japin kontribut të madh për kombëtaren tonë. Në ndeshjen ndaj Holandës, Rugova shënoi katër gola. Katër gola i realizoi edhe Mirela Gjikokaj, ndërsa gjashtë herë realizoi Ardiana Merditaj.

Kosova të shtunën në Almere pësoi nga Holanda me rezultat 42:16. Ishte kjo ndeshja e fundit e fazës së dytë eliminatore për evropianin e këtij viti. Në fazën e parë kualifikuese Kosova fitoi ndaj Gjeorgjisë e Izraelit, ndërsa në fazën e dytë ishte në grup shumë të vështirë dhe i humbi të gjitha gjashtë ndeshjet me Holandën, Hungarinë e Bjellorusinë. Por Rugova vlerëson se kombëtarja po shënon ngritje çdo herë e më shumë.

“Duke marrë parasysh faktin që Holanda e Hungaria janë superfuqi evropiane dhe botërore të hendbollit, sigurisht për ne është sukses të ballafaqohemi me këto ekipe. Jemi të kënaqura deri diku me rezultatet duke marrë parasysh nivelin e hendbollit kosovar. Por më shumë se rezultatet na gëzon fakti që çdo ditë e më shumë po ngritemi dhe për ne këta janë vetëm hapat e fillimit”, ka thënë Albina Rugova. 21-vjeçarja është optimiste për paraqitje më të mira në ciklet e ardhshme eliminatore.

“Synimet janë që me këtë ekip, në të cilin thuajse të gjitha vajzat jemi të një gjenerate, të arrijmë suksese sa më të mëdha. Synojmë që të kemi paraqitje më të mira dhe me një short më të përshtatshëm të marrim fitore në kualifikime. Këtë herë nuk patëm fat në short, përballë kishim Hungarinë dhe Holandën që në përbërje i kanë disa prej lojtareve më të mira në botë. Por përballja me to është një lloj shkolle për ne, na shërben shumë për të ardhmen, për të parë nivelin që duhet të arrijmë për të përballur ekipet superiore”, ka thënë Rugova. Ajo vlerëson paraqitjen që kishte ndaj Holandës.

“Sigurisht që jam e kënaqur pasi pata mundësi të mposht portieren më tëmirë në botë, Tessie Wester në tri tentimet që kisha ndaj saj. Kjo natyrisht më sjell gëzim dhe motiv për të vazhduar të punojë edhe më shumë për të ardhmen”, thotë hendbollistja istogase.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …

Vushtrria ka arritur fitore të rëndësishme në garën për mbetjen në elitën e hendbollit kosovar. Të shtunën në kuadër …