Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha e fiton bindshëm derbin me Ferizajn

Samadrexha e ka fituar me dhjetë gola dallim derbin ndaj Ferizajt.

Të dielën mbrëma në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase fitoi me rezultat 36:26. Ndeshja i takoi xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës.

Që në pjesën e parë Samadrexha krijoi epërsi prej shtatë golave, 17:10. Në të dytën vetëm e konfirmoi fitoren.

Mirjeta Dinolli u dallua te Samadrexha me 10 gola. Shtatë i kishte Bojana Radevska e gjashtë Natalija Milatoviq. Shkurte Mehmeti ishte më efikasja te Ferizaj me nëntë gola. Shtatë i shënoi Salemateu Camara e katër Luljeta Sopjani.

Samadrexha është e treta me 18 pikë. Ferizaj mbetet i dyti me 20 pikë.

Të dielën u zhvillua edhe ndeshja Besa – Shqiponja. Fitore me rezultat 33:21 shënoi Shqiponja e Gjakovës.

Shqiponja është e katërta me 16 pikë. Besa renditet e shtata me tetë pikë.