Samadrexha e Kastrioti i kanë fituar dy ndeshjet e para të xhiros së 14-të të Superligës së hendbollisteve.
Të mërkurën, Samadrexha fitoi 28:25 ndaj Terezës në Obiliq.
Arlinda Maloku u dallua te Samadrexha me 11 gola. Te Tereza 12 gola i kishte Eduarta Kurteshi.
Fitore si mysafir shënoi edhe Kastrioti ndaj Prishtinës, 34:26.
Nikelina Franca e Bintou Oulare i realizuan nga 10 gola për ekipin ferizajas.
Nurije Çekaj i shënoi 8 gola për Prishtinën e Angelika Luberecka shtatë.
Samadrexha është e treta me 16 pikë. Dy pikë më pak i ka Kastrioti në vendin e pestë.Tereza mbetet me tri pikë e Prishtina me një.