Samadrexha – Ferizaj është derbi i fundjavës në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në palestrën “Afrim Bunjaku”, ndërsa i takon xhiros së 15-të të Superligës.
Të dy skuadrat kanë pretendime të mëdha këtë edicion, ndërsa ndeshja pritet të jetë e fortë dhe interesante.
Ferizaj është i dyti me 20 pikë nga 12 ndeshje. Samadrexha është e treta me 16 pikë po nga 12 ndeshje.
Kjo ndeshje transmetohet në RTV 21 Plus.
Të dielën është edhe takimi Besa – Shqiponja, që fillon në ora 18:00.
Të shtunën janë dy takimet e para: Prishtina – Istogu (17:00), Kastrioti – Tereza (20:00).
Ndërkohë në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 13-të.
Të shtunën janë tri takime: Jusuf Gërvalla – Dukagjini (13:00, Klinë), Trepça – Prizreni (15:00), KEK-u – CLICK (20:00). Xhiroja mbyllet të dielën nga ora 13:00 me ndeshjen Llapusha – Ulpiana.