Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha, gjysmëfinalistja e parë

Samadrexha është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të mërkurën në çerekfinalen e parë, Samadrexha mposhti Terezën në Obiliq me rezultat 34:20.

Nëntë lojtare të Samadrexhës u shënuan në listën e realizatoreve, kurse më efikasja ishte Jennifer Toledo Abreu. Ajo e mbylli ndeshjen me 11 gola. Mirjeta Dinolli shtoi shtatë, kurse me pesë gola në fitore kontribuoi Arlinda Maloku.

Kaltrina Paci e Melike Ipçi i shënuan nga pesë gola për skuadrën e Terezës.

Nga tri i kishin Dorentina Qufaj, Florentina Preniqi dhe Eduarta Kurteshi.

Tri ndeshjet tjera çerekfinale janë të enjten mbrëma.