Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Samadrexha, gjysmëfinalistja e vetme që nuk e ka fituar ende Kupën

Ferizaj, Samadrexha, Istogu dhe Vushtrria do të paraqiten në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshjet gjysmëfinale janë të shtunën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. Finalja është të dielën.

Tri prej skuadrave gjysmëfinaliste e kanë fituar Kupën edhe në të kaluarën.

Ferizaj është fitues në fuqi i Kupës. Kjo skuadër e fitoi vjet Kupën për herë të parë.

Istogu e ka fituar Kupën e Kosovës pesë herë. Fillimisht e fitoi në edicionin 2017/18, e së fundi në edicionin 2022/2023.

Vushtrria së fundi e ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2019/2020. Si Kosova e Vushtrrisë e kishte fituar Kupën në vitin 2003, 2005 e 2007.

Vetëm Samadrexha nuk e ka fituar ende trofeun e Kupës së Kosovës.

2023/24​ Ferizaj

2022/23​ Istogu

2021/22​ Istogu

2020/21​ Istogu

2019/20​ Vushtrria

2018/19​ Istogu

2017/18​ Istogu​

2016/17​ Prishtina

2015/16​ Prishtina

2014/15​ Kastrioti, Ferizaj

2013/14​ Kastrioti, Ferizaj

2012/13​ Kastrioti, Ferizaj

2011/12​ Prishtina

2010/11​ Prishtina

2009/10​ Kastrioti, Ferizaj

2008/09​ Prishtina

2007/08​ Prishtina

2006/07​ Kosova,​Vushtrri

2005/06​ Kastrioti, Ferizaj

2004/05​ Kosova, Vushtrri

2003/04​ Prishtina

2002/03​ Kosova, Vushtrri

2001/02​ Kastrioti, Ferizaj

2000/01​ Vjosa, Shtime

1999/00​ Trepça, Mitrovicë

1998/99​(Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës)

1997/98​(Garat e Kupës nuk u zhvilluan për shkak të luftës)

1996/97​ Prishtina

1995/96​ Kastrioti, Ferizaj​

1994/95​ Prishtina

1993/94​ Vjosa, Shtime