Në javën e fundit të stinorit vjeshtor skuadra e Samadrexhës e ka shënuar fitoren e parë. Të dielen në Vushtrri, Samadrexha fitoi ndaj Drenicës me rezultat 37:26. Të dielen u luajtën dy ndeshje të javës së 14-të. Në Pejë, Besa Famgas ka fituar pa telashe ndaj Vushtrrisë me rezultat 36:11. Për kampionin aktual, Besën, ishte fitorja e 13-të këtë edicion. Besa stinorin vjeshtor e përfundoi me 26 pikë, sa i mblodhi edhe Kastrioti i Ferizajt.
Në vend të tretë është Prishtina me 24 pikë. Prishtina të shtunën e mposhti Vëllaznimin me rezultat 42:27. Po të shtunën Drita në Gjilan fitoi ndaj Trepçës me rezultat 33:23. Drita është e katërta me 20 pikë. Kastrioti e hapi javën e fundit me fitoren ndaj Zhegrës (52:34), të premten.
Por bazuar në rezultatet e deritashme, befasi mund të llogaritet fitorja e Samadrexhës ndaj Drenicës. Samadrexha kishte humbur 13 ndeshje rresht derisa Drenica i kishte mbledhur 6 pikë, falë dy fitoreve e dy barazimeve. Samadrexhasit të udhëhequr nga A. Maloku i fituan dy pikët e para dhe kështu bënë hapin e parë drejt mbetjes në Superligë.
Samadrexha – Drenica37:26 (21:11)
Samadrexha: Bunjaku, Sopjani 2, K. Maloku 2, S. Maloku 4, Sh. Maloku, Basholli, F. Maloku, A. Maloku 19, Jashari 9, G. Maloku 2, D. Maloku.
Drenica: Lladrovci, Muqolli, Hamza 1, Gecaj, Qorri 1, Mehmeti 8, Zekaj 2, Hasani 4, E. Hamza, S. Hasani 2, Binaku 2, Sahiti 3, Haxhiaj 2.
Besa Famgas – Vushtrria 36:11 (21:8)
Besa Famgas: Mehmeti, B. Idrizi 4, Broqi 5, Vokshi 3, Tetova 6, D. Idrizi 4, Tahirukaj 7, Ramosaj 3, Kukrika, Berisha, Tafilaj 4.
Vushtrria: Ibishi, Melenica, Karaqa, Jashari 1, Sadiku 4, Lahu 1, Krasniqi, Ismajli, Emini 3, Hyseni 2, Beqiri.