KHF Samadrexha ka bërë vend në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në hendboll (femrat). Të enjten në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë, skuadra vendase mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 41:28. Pjesa e parë përfundoi 20:14 për Samadrexhën.
Ameni Jemmali i shënoi shtatë gola për Samadrexhën. Gjashtë i kishte Adelina Berisha, ndërsa 5 i realizoi Fetane Uzunlar.
Kastriotit nuk i mjaftuan 12 golat e Puhiza Gashit. 4 herë realizoi Alisa Sylejmani.
Në gjysmëfinale paraqiten Istogu, Ferizaj, Vushtrria e Samadrexha.