Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sara Gjergjaj, lojtarja më e mirë e IHF Trophy për të reja

Kapitenja e Kombëtares U17 të Kosovës në hendboll, Sara Gjergjaj është shpallur lojtarja më e mirë (MVP) e IHF Trophy për zonën evropiane për këtë grupmoshë.
Gjergjaj udhëhoqi Kosovën drejt titullit të kampionit, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Rritja e saj si lojtare është evidente, ndërsa prej Sarës priten gjëra edhe më të mëdha në të ardhmen.
Golashënuesja më e mirë e IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U17 ishte Sarah Haxhibuliq e Bosnjë-Hercegovinës. Ajo i shënoi 50 gola.
Shtatëshja më e mirë përbëhet nga: Alina Shabani (Kosovë), Sarah Haxhibuliq (Bosnjë-Hercegovinë), Melina Spasova (Bullgari), Sara Gjergjaj (Kosovë), Arona Krasniqi (Kosovë), Diona Dresh (Kosovë), Anastasja Pavloviq (Bosnjë-Hercegovinë).
Ivet Kostadinova e Bullgarisë u shpall mbrojtësja më e mirë.
Kosova U17 e fitoi garën e mbajtur deri të dielën në Prishtinë dhe do të paraqitet në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Prej atje mund ta siguroi biletën për Kampionatin Botëror U18.

Lajme tjera