Saraçini e Gjinovci në Kongresin e IHF-së

Presidenti i FHK-së, Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral, Izet Gjinovci, po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 37-të të Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, që po mbahet në Geteborg të Suedisë.

Në Kongresin e shtëpisë botërore po diskutohet për zhvillimet më të reja në sportin tonë. Në raportin e punës janë përfshirë disa shkrime për Kosovën. Në superlativ është vlerësuar gara IHF Trophy që është organizuar nga Federata jonë. Saraçini e Gjinovci gjatë qëndrimit në Geteborg po zhvillojnë takime të shumta me drejtues të IHF-së dhe të federatave të ndryshme nacionale.

Fjalët e mira për punën e FHK-së dhe rritjen e hovshme të hendbollit në vendin tonë, janë të shumta.

Lajme tjera