Selektori Qerimi: Grupi është i hapur

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka vlerësuar grupin e kualifikimeve për Euro 2026. Shorti i tërhequr sot ka përcaktuar që Kosova të jetë në Grupin 6 së bashku me Holandën, Ishujt Faroe e Ukrainën. Dy vendet e para sigurojnë kualifikimin në Evropian, ndërsa kualifikohen edhe katër Kombëtaret më të mira të pozitës së tretë prej tetë grupeve.
Selektori Qerimi ka thënë se Kosova ka kualitet për t’u përballur me të gjithë rivalët e grupit.
“Kemi një grup të hapur. Me këtë dua të them se kundërshtarët janë të nivelit të mirë, por mendoj që kemi edhe ne kualitetet tona, të cilat janë të një niveli të mirë. Këtë e kemi konfirmuar disa herë. Mendoj se ne e kemi për detyrë të jemi komplet dhe të japim 120 për qind nga dituria jonë. Unë mendoj që kemi kualitetet e duhura t’iu kundërvihemi gjithë kundërshtarëve. Mendoj se grupi është në nivelin dhe kualitetin tonë”, ka thënë selektori Qerimi

Lajme tjera