Selektori Qerimi shumë i kënaqur me atmosferën në Kombëtare

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar stërvitjen e radhës në prag të ndeshjeve me Turqinë dhe Belgjikën. Për atmosferën dhe punën që po bëhet ka folur selektori Bujar Qerimi.

“Atmosfera është shumë e mirë. Djemtë po japin më të mirën në stërvitje dhe janë të vetëdijshëm për barrën që kanë, që prezantojnë shtetin. Grupi është kompakt, lojtarët njohin njëri-tjetrin ndërsa të rinjtë po inkuadrohen gradualisht”, ka thënë Qerimi pas stërvitjes së zhvilluar të shtunën mbrëma në Mitrovicë.

Lajme tjera