Selektori Shabani shpall listën për ndeshjet me Slloveninë e Gjermaninë

Selektori i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat), Agron Shabani, të martën ka bërë publike listën me emrat e hendbollisteve në të cilat ai llogarit për dy ndeshjet e para të fazës së dytë të eliminatoreve për “Euro 2020”. Kosova është në grupin e tretë së bashku me Gjermaninë, Slloveninë e Bjellorusinë. Pra grupi është shumë i fortë, por kombëtarja jonë nuk është pa synime.

Ndeshjen e parë Kosova e luan më 26 shtator nga ora 18:00 në Maribor kundër Sllovenisë. Menjëherë më 29 shtator në Prishtinë luhet ndeshja Kosova – Gjermania. Janë këto dy kombëtare shumë të mëdha evropiane, që do të paraqiten në kampionatin botëror të këtij viti, që mbahet në Japoni prej 30 nëntorit deri më 15 dhjetor.

Selektori Shabani ka ftuar 20 lojtare për këto dy ndeshje të mëdha. 11 prej lojtareve bëjnë karrierë në liga evropiane, ndërsa dhjetë lojtare janë në klubet tona. Për herë të parë do të grumbullohen Marijeta Lekaj që bënë karrierë në Kroaci te Crikvenica si dhe Meltem Ylberi që luan në Zvicër te klubi Spono Eagles.

Ndërkohë Albana Arifi ka fituar gjatë verës të drejtën të luajë për Kosovën në ndeshje zyrtare. Arifi ka pasur suksese të shumta me Suedinë dhe tani gjithë përvojën e saj do ta vë në dispozicion të Kosovës. Me lojtaret e afruara së fundi, por edhe me lojtaret cilësore që kanë bartur barrën në vitet e fundit, Kombëtarja jonë pritet të ngritet në nivel më të lartë.

Në ndeshjet e vështira me Slloveninë dhe Gjermani, pritet paraqitje e denjë nga vajzat tona. Në listë për këto dy ndeshje është edhe Suzana Ujkiq, që është në procedurë për të fituar të drejtën e paraqitjes me Kosovën.

Për shkak të ngritjes së nivelit në vitet e fundit, Kombëtarja jonë e nis garën nga faza e dytë kualifikuese, duke kaluar kështu fazën e parë. Grumbullimi i hendbollisteve bëhet të mërkurën (nesër) nga ora 12:00 në Hotelin AFA në Prishtinë.

Shirt No.Family NameFirst NameClub
1OsmaniDorentinaFollo HK Damer (NOR)
2UjkicSuzanaKHF Istogu
4ArifiAlbanaLugi HF  (SWE)
5KameriElmaDHW United Antwerpen (BEL)
6MehmetiShkurtaKHF Prishtina
7YlberiMeltemSpono Eagles (SUI)
8RamaBunetaKHF Vushtrria
9ZaskokuVeronaDHB Rotweiss Thun (SUI)
10AliuFitoreSG Kappelwindeck (GER)
12KelmendiNjomzaKHF Vushtrria
13MerditajArdianaFC Burlafingen (GER)
15RugovaAlbinaKHF Istogu
16ShehdadiAuroraKHF Istogu
17StagovaAidaKHF Prishtina
18HalitajAlberinaKHF Istogu
20GjikokajMirelaFollo HK Damer (NOR)
21DemajLeonoraSønderjyske Damehåndbold (DEN)
22LekajMarijetaŽrk Murvica – Crikvenica (CRO)
23KastratiVeronikaEllingsrud IL håndball (NOR)
24SalihuAdrianaKHF Kastrioti
O  F  F  I  C  I  A  L  S
Family NameFirst NameFunction
ShabaniAgronHad Coach
ShalaFarukCoach
RudakuValbonaCoach
MarajFatlindPhysiotherapist

Lajme tjera