Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra do të zhvillojë dy ndeshje të rëndësishme miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e kampionatit botëror. Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës do të kenë një grumbullim disaditorë në Luksemburg ku do të luajnë edhe dy ndeshje miqësore me kombëtaren e Luksemburgut. Ndeshja e parë luhet më 26 tetor nga ora 19:30 kurse e dyta më 27 tetor nga ora 18:00.
Selektori Agron Shabani për këto dy ndeshje ka ftuar 17 hendbolliste që pritet të bartin barrën kryesore edhe në ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm. Nëntë prej lojtareve të ftuara nga selektori Shabani janë të klubeve të vendit, ndërsa tetë të klubeve evropiane. Janë disa lojtare që ftohen për herë të parë, ndërsa kombëtaren do ta udhëheq kapitenja Leonora Demaj. Në miqësore do të paraqitet edhe Albana Arifi, që ende është në pritje që të fitojë të drejtën të luajë ndeshje zyrtare me Kosovën, pas ndërrimit të ekipit kombëtar.
Ndeshjet ndaj Luksemburgut janë me rëndësi pasi menjëherë muajin tjetër Kosovën e presin sfidat kualifikuese për kampionatin botëror të vitit tjetër. Kosova është në grupin e parë të fazës së parë të kualifikimeve evropiane. Më 30 nëntor takohet me Izraelin, më 1 dhjetor me Ukrainën dhe më 2 dhjetor me Sllovakinë. Ndeshjet do të luhen në Sala të Sllovakisë.
Lista e hendbollisteve të ftuara për miqësoret me Luksemburgun:
Dorentinë Osmani- Follo (Norvegji)
Pranvera Ferataj- Istogu
Albana Arifi- Eslovs (Suedi)
Elma Kameri – Istogu
Shkurta Mehmeti – Shqiponja
Arlinda Krasniqi- Istogu
Njomza Kelmendi – Vushtrria
Albina Rugova – Istogu
Aurora Shehdadi – Istogu
Ardiana Merditaj – Ottobeuren (Gjermani)
Mirela Gjikokaj- Follo (Norvegji)
Leonora Demaj- Sonderjyske (Danimarkë)
Elisa Dermaku- Nordheim (Gjermani)
Verona Zaskoku- Rotweiss Thun (Zvicër)
Areta Istrefi- Recklinghausen (Gjermani)
Suzana Ujkiq- Istogu
Burneta Rama- Vushtrria