Shabani: I kthehemi lojës me Italinë, shpresojmë në sukses

Selektori i Kosovës, Agron Shabani, ka thënë se fillimi i keq i pjesës së dytë të ndeshjes i ka kushtuar Kombëtares sonë.

Kosova humbi nga Austria me rezultat 26:20 në kualifikimet për Botërorin 2021.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë. Në 5-6 minutat e parë të pjesës së dytë kishim rënie si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Kështu ekipi kundërshtar u kthye në lojë. Jemi angazhuar, u kthyem në lojë, por na kushtoi fillimi i keq i pjesës së dytë. U pa që shumë prej vajzave nuk janë duke luajtur për skuadrat e tyre për shkak të pandemisë. Nuk kishim vazhdimësi në lojë. Kanë ndikuar natyrisht edhe mungesat. Tani i kthehemi lojës me Italinë. Shpresoj që nesër prapë do të japim maksimumin. I përgëzoj vajzat që kanë luftuar deri në fund”, ka theksuar Agron Shabani.

Lajme tjera