Shabani publikon listën për ndeshjet kualifikuese në Austri

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Agron Shabani, ka publikuar të hënën listën për ndeshjet kualifikuese në Austri.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka luajtur ndeshje vitin e kaluar për shkak të anulimit të garave si pasojë e koronavirusit. Tani do të paraqitet në fazën e parë kualifikuese për Botërorin 2021. Kosova është në grupin e katërt së bashku me Austrinë dhe Italinë. Ndeshja me Austrinë është më 19 mars, ndërsa ajo me Italinë më 20 mars. Ndeshjet luhen në Maria Enzersdorf në Austri. Dy të parët në grup avancojnë tutje, ndërsa synim i Kosovës është pozita e dytë.

Shabani megjithatë nuk do të mund të llogarit në shumë lojtare bartëse. Kryesisht për shkak të lëndimeve mungojnë lojtaret e rëndësishme si Leonora Demaj, Albana Arifi, Njoma Zogaj, Burneta Rama, Shkurte Mehmeti, Pashke Marku, Sara Rexhepi e disa të tjera. Mirjeta Bytyqi është në listë por ajo vetëm në verë e fiton të drejtën që të luaj për Kosovën ndeshje zyrtare. Për herë të parë është ftuar motra e Mirjetës, Mërgime Bytyqi. Për herë të parë është ftuar edhe Kristina Ukaj, portierja që së fundi është pajisur me pasaportë të Kosovës. Debutimin në ndeshje zyrtare do ta bëjnë motrat Marigona e Arlinda Hajdari që në fund të vitit 2019 ishin paraqitur në një turne në Antalia.

Albina Rugova, Yllka Shatri, Aurora Shehdadi e Suzana Ujkiq janë ftuar nga Istogu. Ftesë mori edhe Njomza Kelmendi e Vushtrrisë dhe Aida Stagova e Prishtinës. Janë ftuar edhe lojtaret tashmë të konfirmuara: Mirela Gjikokaj, Elma Kameri, Fitore Aliu, Veronika Kastrati e Meltem Ylberi.

Përkundër mungesave, vajzat tona do të japin më të mirën me synim për të avancuar në raundin tjetër të eliminatoreve.

Në shtabin teknik të selektorit Shabani janë Faruk Shala e Valbona Rudaku.

Grumbullimi i hendbollisteve bëhet më 12 mars në Istog.

Skuadra

nrNameClubPositon 
1Njomza KelmendiKHF Vushtrria (KOS)GK
5Elma KameriDWD Antwerpen (BE)LB
7Mirela GjikokajFollo HK Damer (NOR)LB
9Yllka ShatriKHF Istogu (KOS)PV
10Fitore AliuSG Kappelwindeck (GER)RW
11Arlinda HajdariRingkøbing Håndbold (DEN)CB
15Albina RugovaKHF Istogu (KOS)LW
16Aurora ShehdadiKHF Istogu (KOS)GK
17Aida StagovaKHF Prishtina (KOS)LW
20Kristina UkajSpono Eagles  (SUI)GK
23Veronika KastratiEllingsrud IL håndball (NOR)LB
24Mirjeta BytyqiZrk Mlinotest Ajdovščina (SLO)RB
27Marigona HajdariRingkøbing Håndbold (DEN)CB
35Mërgime BytyqiŽURD Koper (SLO) LW
44Suzana UjkicKHF Istogu (KOS)PV
77Meltem YlberiSpono Eagles  (SUI)PV

Stafi teknik

Agron ShabaniSlektor 
Faruk ShalaTrajner
Valbona RudakuTrajner
Fatlind Maraj Fiioterapeut

Lajme tjera