Shabani shpall listën për ndeshjet në Sllovaki

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në hendboll, Agron Shabani ka publikuar të martën listën e hendbollisteve për ndeshjet që kombëtarja jonë i luan në Sllovaki. Në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për botërorin e vitit 2019, Kosova i luan tri ndeshje në Shala të Sllovakisë.

Më 30 nëntor kombëtarja jonë takohet me Izraelin, më 1 dhjetor me Ukrainën dhe më 2 dhjetor me Sllovakinë nikoqire.

Hendbollistet tona të mërkurën (nesër) grumbullohen për këto ndeshje. Grumbullimi bëhet prej orës 18:00 deri në ora 20:00 në Hotel Afa në Prishtinë, ndërsa stërvitja e parë mbahet të enjten nga ora nëntë.

Në ekipin e gjerë, Shabani ka ftuar 18 hendbolliste. Prej tyre 12 janë të klubeve të vendit dhe gjashtë të klubeve evropiane. Kombëtares në Sllovaki do t’i prijë kapitenja Leonora Demaj.
Në punën me hendbolliste, selektori Shabani do të ndihmohet nga trajnerët Lulzim Nagavci e Valbona Rudaku.

Kombëtarja jonë javë më parë ka pasur dy miqësore ndaj Luksemburgut që i kanë shërbyer shtabit teknik para ndeshjeve të rëndësishme në Sllovaki.

Hendbollistet e ftuara:

Dorentinë Osmani (Follo – Norvegji), Pranvera Ferataj (Istogu), Elma Kameri (Istogu), Shkurta Mehmeti (Shqiponja), Burneta Rama (Vushtrria), Verona Zaskoku (Rotweiss Thun – Zvicër), Fitore Aliu (Kappelwindeck – Gjermani), Arlinda Krasniqi (Istogu), Njomza Kelmendi (Vushtrria), Ardiana Merditaj (Ottobeuren – Gjermani), Albina Rugova (Istogu), Aurora Shehdadi (Istogu), Aida Stagova (Prishtina), Lena Mekolli (Prishtina), Mirela Gjikokaj (Follo – Norvegji), Leonora Demaj (Sonderjyske – Danimarkë), Ardiana Salihu (Kastrioti), Suzana Ujkiq (Istogu).

Lajme tjera