Shabani: Të bëjmë hapin e ardhshëm

Synimi kryesor i Kombëtares së Kosovës në hendboll (femrat) për ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Gjermanisë është zhvillimi i mëtejmë i ekipit kombëtar. Ndaj dy kombëtareve të mëdha evropiane, kombëtarja jonë synon të bëjë rezistencë të madhe deri në fund, duke ditur cilësinë dhe përvojën e kundërshtarëve.

Selektori Agron Shabani të mërkurën (sot) nis punën me hendbolliste për dy takimet e para të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2020”.

“Si çdo herë, unë nisem nga parimi që të bëjmë një hap para në realizimin e planit tonë i cili është i përcaktuar në disa vite. Pres të shfaqim më shumë se herat tjera. Jemi më të kompletuar, kemi emra të rinjë në kombëtare. E kemi Albana Arifin e cila ka kohë që mezi pret lojën e parë zyrtare me kombëtaren, e motivuar maksimalisht që të jap kontributin e saj. Është edhe Marijeta Lekaj nga Kroacia, Meltem Ylberi nga Zvicra që shpresoj se do të japin ndihmë të madhe për kombëtaren. Kemi Veronika Kastratin, lojtare e re me perspektivë që luan në Norvegji”, ka thënë selektori Shabani.

Kombëtarja jonë më 26 shtator luan në Maribor me Slloveninë kurse më 29 shtator takohemi me Gjermaninë në Prishtinë.

“Kemi përballë dy kundërshtarë të nivelit të lartë evropian. Jemi të vetëdijshëm se do të jetë vështirë, por synimi është të prezentohemi sa më mirë, të bëjmë rezistencë sa më të madhe. Planet janë të afrojmë lojtare me kualitet nga diaspora dhe të kemi bazë sa më të madhe të lojtareve cilësore në Superligën tonë. Kjo arrihet me punë më profesionale nëpër klube. Me kontributin e të gjithave, lojtareve nga diaspora dhe të klubeve tona, shpresoj shumë se do t’ia arrijmë qëllimi”, thotë Agron Shabani.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. …

Suksesi i Kombëtares së Kosovës në hendboll në kualifikimet për “Euro 2022” , vazhdon të vlerësohet. Kosova ishte në …

Vushtrria ka zënë vend në finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Finalen skuadra vushtrriase e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka mbyllur të dielën fazën e dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Në Alingsas …

KHF Istogu pa telashe e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Ferizajt dhe kështu ka bërë vend në …

Rahoveci do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt) në edicionin e ardhshëm. Kalimin në Superligë “vreshtarët” …

Drita e Gjilanit do të luaj në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat) edhe në edicionin e ardhshëm. Mbetjen …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll të premten ka udhëtuar për në Suedi, ndërsa sot vazhdon përgatitjet për ndeshjen përmbyllës …

Pasi fundjavën e kaluar filloi gara në Ligën e Pionierëve, këtë javë garat i nisin edhe pionieret. Në grupin …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova